Lajme

Bora sjell probleme në jug, në Sarandë arrin trashësinë në 10 cm

By FerizajPress

January 11, 2017

Policia e Gjirokastrës njoftoi se në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashësia e borës varion nga 15- 20 cm. Vendet problematike kryesisht janë “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Nga ana tjetër policia e Korçës thotë se në këtë qark kanë filluar reshje të dendura dëbore, temperaturat janë të ulëta dhe ka prezencë të akullit.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë, përveç aksit Ersekë – Leskovik, i cili aktualisht rezulton i bllokuar nga dëbora.

Akset që janë të kalueshme me zinxhirë

Korçë -Voskopojë – Dardhë

Korçë – Qafa e Qarrit , Korçë- Goricë

Pogradec – Qafë Plloçë

Pogradec- Qafë Thanë

Korçë-Devoll-Kapshticë

Ersekë-Qafë Qarri./ tvklan.al

 

.