Reshjet e pandërprera të borës sot edhe në Ferizaj po shkaktojnë probleme në qarkullim.
Edhe pse nëpër shumë pjesë të qytetit shihen makinerit për pastrimin e rrugëve prapë komunikacioni po zhvillohet me vështirësi për shkak të reshjeve të pandërprera të borës.
Gjendje më e vështirësuar po paraqitet në zonat malore, si në Jezerc dhe Kashtanjevë. Por gjatë ditës ka pasur njoftime edhe nga fshatrat tjera se qarkullimi është vështirësuar edhe në ato rrugë edhe pse deri në mëngjes ishte punuar në hapjen e tyre.
Nga tereni bëhet e ditur se rruga në fshatin Kosinë është vëshitërsuar shumë, si dhe një pjesë e fshatin Sojevë pothuajse ka mbet i izoluar.
Në anën tjetër operatorët ekonomik kanë shtuar aktivitetin e tyre edhe në pjesët e trotuareve për të cilat po përdoret makineri adekuate, të cilat janë të përshtatshme për këto pjesë.
Sipas zyrtarit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Ismail Mehmeti, të gjithë operatorët janë në teren dhe janë duke u munduar që të pastrojnë të gjitha rrugët në komunën e Ferizajt. “Puna do të vazhdojë gjatë gjithë kohës” ka thënë Mehmeti.
Në anën tjertër dikush i ka përvjelë mëngët dhe i ka hyrë vetë punës për pastrimin e borës.