Mbrojtësi italian një vit më parë kishte lënë Juventusin për të kaluar te Milani me shumë polemika, ndërsa sot është rikthyer te ‘Zonja e Vjetër’, në një marrëveshje që dërgon në ‘San Siro’ sulmuesin Gonzalo Higuain dhe mbrojtësin Mattia Caldara. Pas zyrtarizimit te Juventus, Bonucci ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke mos e besuar edhe ai vetë këtë transferim. “Ka qenë e vështirë ta mendojë se kjo do të ndodhë, por pasi ndodhi, është diçka fantastike”, ka deklaruar Bonucci./Lajmi.net/