Skena e basketbollit amerikan nga sonte do të jetë krejt ndryshe. Kjo pasi LeBron James ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e dytë më të trofeshëm, Los Angeles Lakers. ESPN konfirmon se tashmë gjithçka është e kryer dhe pritet zyrtarizimi nga klubi kalifornian. Mbreti do të përfitojë 154 milionë dollarë për katër vitet e ardhshme.