Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Ronaldo kryen testet mjekësore te Juventus

By FerizajPress

July 05, 2018

“Martesa” Juventus – Cristiano Ronaldo duket gjithnjë e më pranë realizimit. Deklarata “bombë” e mbrëmjes vjen nga ish-drejtori i Juves, Luciano Moggi, përcjellë “Lajmi.net”. Ai ka theksuar që Ronaldo ka kryer testet mjekësore.

Në pikëpamjen time, ai tashmë ka nënshkruar dhe ka kaluar testet mjekësore në Munich”, u shpreh Moggi. Ronaldo pritet të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare. Transferimi i portugezit do t’i kushtojë 100 milionë euro kampionit italian. /Lajmi.net/