Sport

Bodybilderët e Ferizajt shkëlqejnë në garat për Kupën e Kosovës

By FerizajPress

April 24, 2018

Federata e BodyBuilding & Fitnessit të Kosovës ka organizuar garën e radhës për Kupën e Kosovës e cila është mbajtur më 21 Prill 2018 në qytetin e Pejës për – BodyBuilding – Fitness – Kategoritë e Femrave, dhe Kategoritë për meshkuj – Man”s Classic. – Men’s Physique Në këtë garë mori pjesë edhe Klubi Pit Bull Gym nga Ferizaj. Në një konkurrencë mjaftë të fortë garuesit nga Ferizaj fituan dy vend etë para dhe një vend të dytë sipas kategorive. Në kategorinë Men’s Physique Festim Jonuzi zuri vendin e parë Në kategorinë Man’s Classic Mërgim Vladi zuri vendin ë parë Ndërsa Besnik Islami në kategorinë Men’s Physique zuri vendin e dytë.

Nazim dhe Syl Sopa,trajner të klubit Pit Bull Gym në Ferizaj thonë se nga këto gara janë ndarë të kënaqur por kjo është edhe një shtytje që garuesit e këtij klubi do të vazhdojnë përgatitjet dhe presin që në të ardhmen Ferizajt ti sjellin më shumë medalje nga ky sport. Fituesit e këtij Kampionati pritet të marrin pjesë në garat Ndërkombëtare në IFBB ku garuesit më të mirë do e përfaqësojnë Shtetin e Kosovës në këto gara. -Kampionati Ballkanik IFBB -Kampionati Europian IFBB dhe Garat e radhës.