Sport

Boateng ‘dridh’ Bayernin

By FerizajPress

August 20, 2018

Për shërbimet e mbrojtësit gjerman po interesohet skuadra e PSG. Është Uli Hoeness ai që ka deklaruar se mbrojtësi ka adresuar kërkesën për largim tek presidenti Rummennige. “Jerome i ka thënë presidentit se dëshiron sfida të reja. Është 50/50 por do të ishim të lumtur nëse ai qëndron. Është lojtar fantastik” ka deklaruar Hoeness. Ish mbrojtësi i Manchester City i është ofruar gjatë kësaj vere edhe skuadrës së Manchester United, por drejtuesit e United e donin vetëm në formë huazimi. Paris Saint Germain dhe Bayern Munich kanë afat deri më 31 gusht që ta mbyllin marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit 29 vjeçar. /Lajmi.net/