“Prania jonë në PS është formalitet. Kemi bërë betejën brenda PS. Nuk ka rëndësi a jemi pjesë, por si do i përgjigjemi kësaj kërkese për realitet ndryshe” – thotë ajo.
Hafizi pranon se projekti për një lëvizje të re politike është në fazën e konsultimeve me qytetarët, të cilët do të jenë përcaktues të profilit të kësaj force.
“Ne pas betejës për demokracinë ne PS e kemi të qartë se nuk ka një parti që plotësojnë kërkesat e qytetarëve. Shumë qytetarë po na kërkojnë një lëvizje të re. Po mundohemi të profilojmë një parti që kërkon qeveri stabël, shtet të së drejtës dhe njerëz që nuk militojnë se kanë interesa direkte” – thotë ajo.
Hafizi dhe Blushi, kanë qenë bashkë në betejën që ata e cilësojnë demokratizim të PS. Në intervistën për Ora News, deputetja Hafizi thotë se brenda dhe jashtë Partisë Socialiste ka deputetë që nuk pajtohen me mënyrën se si po funksionojnë deri më tani forcat politike, por sipas saj “secili e di vetë si e sheh të ardhmen politike”.
The post Blushi dhe Hafizi drejt një partie të re politike appeared first on Lajminet.