Ruslan Sokolovsky është arrestuar në shtator, pasi ka postuar një vodeo të vetes së tij duke luajtur lojën shumë popullore në një kishë të Jekaterinburgut në muajin gusht.
Kanali i Sokolovskyt në YouTube ka rreth 300,000 ndjekës.
Postimi i tij ka pasuar një paralajmërim të bërë nga televizioni shtetëror rus për të mos luajtur Pokemon Go në objektet fetare.
Hetuesit e akuzuan Sokolovskyn për nxitje të urrejtjes fetare, ndërsa organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se ky është një “sulm qesharak mbi lirinë e shprehjes”.