Procesi i miratimit të reformës në drejtësi po kthehet në një maratonë, pasi deputetët demokratë nuk i kanë dhënë ende “Ok” përfundimtar draftit të reformës në drejtësi.
Mësohet se anëtarët e PD-së kanë dalë nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, duke kërkuar kohë për t’u njohur me draftin në fjalë.
PD bën me dije se nuk mund të votojë pa verifikuar më parë nëse marrëveshja politike është reflektuar nen për nen në draft.
.