Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, seksioni për trafikun e paligjshëm njofton se ka filluar procedurat ndaj një 38 vjeçari nga Kosova.
Sipas njoftimit të policisë të njëjtit i është bllokuar mjeti tip “Range Rover”, pasi rezultoi të jetë i vjedhur jashtë shtetit
Neni 141/a i Kodit Penal për vepra të tilla të vjedhjeve thotë:
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike të vjedhura, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Njoftimi i plotë i policisë Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12.09.2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua. Neni 141/a i Kodit Penal./