Ferizaj

Bllokimi i rrugës në Shtërpcë, policia rekomandon qytetarët t’i përdorin rrugët alternative

By FerizajPress

January 06, 2023

Të premtën pasdite, dy persona janë plagosur me armë zjarri në Shtërpcë.Si rezultat banorët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteate.

Një grup i cili ka qenë për vizitë në Brezovicë, ka mbetur i bllokuar në Shtërpcë në momentin kur është bllokuar rruga.Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti dhe ka mësuar se ky grup është shoqëruar nga PK-ja dhe është rekomanduar që t’i përdorin rrugët alternative.“Ka qenë një grup, ngaqë rruga është bllokuar këta kanë mbetur në pjesën tjetër, mirëpo ndërkohë policia i ka shoqëruar dhe ata kanë shkuar për Prevallë”, ka bërë të ditur zyrtari për Informim i Policisë, Kanun Veseli.