Ferizaj

Bllokime rrugësh e aksidente pas reshjeve të borës

By FerizajPress

March 21, 2021

Pas reshjeve të shumta të borës, rrugët e Kosovës janë pothuajse të bllokuara.

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme, për shkak të mospastrimit kanë ndodhur shumë aksidente.

Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka pasur pengesa gjatë lëvizjes.

Në rrjete sociale janë publikuar foto ku shihen vetura të rrokullisura këtë pjesë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e tyre.