Lajme

Bllokada ndaj produkteve serbe nuk ndikon në ngritjen e çmimit të naftës në Kosovë

By FerizajPress

April 02, 2016

Masat e reciprocitetit që i ka ndërmarr qeveria e Kosovës ndaj Serbisë, duke i bllokuar mallrat e këtij shteti, nuk po ndikon në rritjen e çmimit të produkteve. Kjo, madje nuk ndikuar as në rritjen e çmimit të derivateve të naftës dhe gazit.

Raportimet në mediat serbe se çmimi i derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë ka shënuar një rritje, që nga masat e qeverisë së Kosovës, për të bllokuar produktet serbe, del të jetë i pavërtetë.

Kjo ndalesë e këtyre produkteve nuk ka ndikuar aspak në rritjen e çmimit të naftës dhe gazit, përkundrazi, këto çmime janë në rënie, raporton lajmi.net.

Madje i vetmi humbës nga ky vendim i Qeverisë së Kosovës, është vetëm shteti i Serbisë, për të cilin thuhet se do të humbë miliona euro, si pasojë e gjithë kësaj.

Kështu tha për lajmi.net, kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, i cili e ka mirëpritur vendimin e bërë nga zyrtarët institucional.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani

“Derivatet janë në rënie, çka do thotë se Kosova furnizohet dhe ka furnizant të bollshëm, kështu që asnjë qytetarë i Kosovës nuk duhet të brengoset për bllokadën që qeveria e Kosovës ia ka bërë Serbisë. Ky është vendim i Qeverisë i qëlluar”, sqaroi Berjani.

Vlerëson se kjo mënyrë automatike e bllokadës, e mundëson që më shumë të drejtohen nga shtetet në regjion siç është Shqipëria dhe Maqedonia, ndërsa importimi i gazit, Berjani tha se bëhet edhe prej BE-së.

Tutje, Berjani shpjegoi se ka rënie të çmimit të naftës dhe, kjo nuk ndikon aspak që të ketë rritje në këto produkte, ndërsa raportimet e mediave se Kosova humb me miliona euro nga kjo bllokadë, Berjani i hodhi poshtë duke theksuar se është vetëm Serbia, ajo që humb direkt nga situatë.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit është marrë pasi që kompanitë e Kosovës që nga data 28 gusht 2015, nuk kanë mundur të importojnë derivate të naftës dhe gaz, për shkak se autoritetet e Serbisë kanë shkelur marrëveshjen e CEFTA-së si dhe nuk kanë qenë të gatshëm për arritjen e një marrëveshje për njohje reciproke të certifikatave të ADR-së në kuadër të Dialogut të Brukselit

Qeveria e Kosovës vendosi masat e reciprocitetit me 21 mars 2016./lajmi.net