Në kuadër të agjendës për shpalljen e Pavarësisë, mbrëmë është mbajtur ceremonia e shpalljes së “Vullnetari i Vitit 2023” organizuar nga sektori i rinisë në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, shefja e sektorit të rinisë Dashurije Ahmeti si dhe klube të ndryshme rinore.
“Vullnetarja e Vitit 2023”, mbrëmë është zgjedhur Bleona Karaliti.
Ndërsa letër falënderimi për angazhim vullnetar gjatë vitit 2023 i është ndarë vullnetareve dhe aktivistëve Eltion Isufi, Eris Shabani dhe Ez’her Beqa.