Ferizaj

Biznesmeni i njohur nga Londra, Avdyl Gula, mbajti ligjëratë para studentëve të USHAF

By FerizajPress

October 26, 2016

Përvojë të re për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka sjellë biznesmeni i njohur nga Londra, z. Avdyl Gula, me një ligjeratë që e ka mbajtur para studentëve, ku ka folur për përvojën e tij në biznes dhe për mundësitë që ofron kjo fushë.

Biznesmeni kosovar Gula ka porositur studentët që të shfrytëzojnë maksimalisht njohuritë e tyre dhe t’i zgjerojnë vazhdimisht ato gjatë studimeve, në mënyrë që të dinë të shfrytëzojnë mundësitë e shumta që ofron bota e biznesit.