Bizneset ferizajas ato fillestare dhe ekzistuese do të kenë mundësinë e e bashkëfinancimit përmes Komunës së Ferizajt dhe organizatës Foundation Kosovo-Luxebourg.
Pikërisht për këtë çështje këtë të premte, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e organizatës Foundation Kosovo-Luxebourg, Finsik Beqiri, kanë bërë edhe nënshkrimin e një marrëveshje të bashkëpunimit. Sipas drejtorit të zhvillimit ekonomik dhe turizmit Shemsedin Sojevës, kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të gjithë bizneset ekzistuese, por edhe fillestare sepse do të kenë mundësinë edhe të përfitimit.
“Është një marrëveshje shumë e mire se ardhur për ne, sepse përmes saj bizneset mund të rrisin edhe numrin e punëtoreve, dhe ne do ti përkrahim bizneset deri në fund, përmes kësaj marrëveshje”, ka thënë drejtori Soejva.