Ferizaj

Bizneset ferizajase dërgojnë në pushime 15 veteranë të UÇK-së

By FerizajPress

July 09, 2016

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj ka njoftuar se, nesër falë organizimit të shoqatës dhe shpirtit solidar të bizneseve ferizajase, 15 veteran të UÇK-së, nesër nisen për në pushime 10 ditëshe në bregdetin shqiptarë.

Në komunikatën lëshuar nga OVL e UÇK-së falënderohen bizneset që përkrahën idenë për organizim të pushimeve për veteranët e UÇK-së“Të nderuara Familje të Dëshmorëve të Kombit, Invalid të luftës, Veteran të UÇK-së, ju qytetarë të nderuar, ju njoftojmë se me datën 10.07.2016 pesëmbëdhjetë veteran të UÇK-së udhëtojnë për dhjetë ditë pushim në bregdetin shqiptar, më saktësisht në Velipojë. Ky organizim u mundësua falë disa bizneseve ferizajase, që me donacionet e tyre po mundësojnë këtë pushim për këtë kategori njerëzish. Shumë shpejt do të bëhen publike edhe emrat e këtyre bizneseve që përkrahen idenë për veteranët e UÇK-së, për pushim në bregdetin shqiptar. Pushuesve u dëshirojmë pushim të këndshëm! Me respekt Kryesia e OVL-UÇK-së, Dega në Ferizaj.” Thuhet në komunikatën lëshuar nga kryesia e OVL e UÇK-së

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni edhe në linkun :

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj