Ferizaj

Bizneset  e Ferizajt  përbëjnë 20% të parave që arka e shtetit i merr nga taksat

By FerizajPress

October 02, 2016

Tema e Orës në Ora e Fundit në Klan Kosova të premten i është kushtuar bizneseve që paguajnë më shumë taksa në Kosovë.

Bizneset nga komuna e Ferizajt po dalin se përbëjnë 20 për qind të parave që arka e shtetit i merr nga taksat.

Bizneset thonë se ata që paguajnë rregullisht dhe kryejnë detyrimet ndaj shtetit meritojnë edhe vëmendjen më të madhe të Qeverisë.