Ferizaj

Bizneset ankohen për ndërprerje të rrymës pa paralajmërim

By FerizajPress

November 08, 2017

Ferizaj.08.11.2017. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike kanë filluar të krijojnë probleme të mëdha për bizneset në Ferizaj. Përfaqësues të bizneseve kanë treguar se reduktimet janë të shpeshta dhe si të tilla po e dëmtojnë rëndë veprimtarinë e tyre. Fabrika e veglave dhe aparateve elektrike “PLUS FVE” nga Ferizaj, është njëra nga kompanitë e cila po ballafaqohet me pasiguri në furnizim të energjisë.