Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, të mërkurën ka pritur në një takim, zyrtarë të kompanisë “Budapest water works”.
I pari i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim zyrtarë të kompanisë “Budapest water works”, kompani kjo e formuar qysh në vitin 1968. Me këtë rast kryetari Svarqa, këta zyrtarë i ka njoftuar nga afër më shumë projekte që po realizohen në qytetin tonë, por temë kyçe e takimit ka qenë trajtimi i ujërave të zeza në Ferizaj.