Ferizaj

Binjakëzohen shkollat ”Jeronim de Rada” nga Ferizaj dhe “Kielhornschule” nga Dordmundi i Gjermanisë

By FerizajPress

October 16, 2018

Nxënës, mësimdhënës e drejtues të shkollës “Jeronim de Rada” në Ferizaj dhe udhëheqës të Drejtorisë së Arsimit në këtë qytet, pritën sot një delegacion nga shkolla “Kielhornschule” nga Dordmundi i Gjermanisë.

Kjo vizitë e këtij delegacioni kishte për qëllim nënshkrimin e një memorandumi që ka të bëj me binjakëzimin e këtyre shkollave.

“Është kënaqësi për shkollën tonë, komunën dhe shtetin tonë të kemi këtë vizitë dhe të bëjmë nënshkrimin e binjakëzimit të shkollave tona, kjo është një nderë për ne”, tha Servete Hajrullahu-Krasniqi.

“Ne njihemi që katër vite dhe tani është momenti që ne të nënshkruajmë në mënyrë zyrtare këtë partneritet të të dyja shkollave dhe të shohim më vonë se çfarë do të realizojmë ne dy shkollat më vonë dhe me këtë rast dua t’u dërgoj shumë të fala nga i gjithë qyteti i Dordmundit dhe veçanërisht nga shkolla që unë përfaqësoj”,tha Petra Dresler-Dohmann, drejtoreshë e shkollës Kielhornchule.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni gjerman ndau si dhuratë 150 euro për një nxënës të kësaj shkolle i cili ishte përzgjedhur nga mësimdhënësit./Televizioni Tema