Kultura-Arti

Binjaket përjashtohen nga shkolla për një motiv qesharak

By FerizajPress

March 31, 2017

Dy motra nga jugu u Sudanit, thanë se janë përjashtuar nga mësimi për shkak të modelit të flokëve. Binjaket Grace dhe Tahbisa, 16 vjeçe, janë përjashtuar nga shkolla javën e kaluar në një qytet në Australi sepse i kishin bërë flokët gërsheta të vegjël.

Grace ka thënë :-“Flokët tona nuk përfaqësojnë shkollën. Kjo ishte vërtetë shokuese”. Grace tregon se mësuesja i ka thënë asaj dhe të motrës se duhet të heqin gërshetat nga fundjavë. Binjaket refuzojnë që të bëjnë një gjë të tillë dhe e kanë akuzuar shkollën për diskriminim.

“Gërshetat tanë nuk janë  problem dhe nuk ndikojnë për edukimin tonë. Ata na thanë neve që të dukemi si të tjerët’, vijoi 16-vjeçarja. Sipas tyre, gërshetat afrikanë janë të shëndetshëm për flokët e tyre dhe se janë të lehtë në menaxhim.