“Do të gjelbërohen edhe kopshtet dhe hapësirat e tjera publike. Këto janë shumë të rëndësishme për ambientin i cili duhet që të jetë sa më i pastër. Një problem shumë i madh është ai i ardhjes së veturave që vijnë nga komunat e tjera të Kosovës, dhe vjetërsia e të gjitha veturave tjera që janë në Prishtinë”, ka thënë ai për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK. Sipas tij bimët janë ato që janë shumë me rëndësi për të ruajtur ambientin.
“Ambienti po ndryshon në Prishtinë, në vjeshtë dhe dimër. Kemi bimë gjetherënës dhe në dimër. Duhet që të kemi edhe bimë gjethembajtëse. Për atë Komuna e Prishtinës, do t’i jep rëndësi që të mbjellë edhe shkurre dhe bimë gjethembajtëse. Kjo do të jetë e mirë për ambientin i cili çdo fund vjeshte dhe dimër ka ndotje të madhe”, ka thënë ai.
Sipas tij një problem është edhe ai i vjedhjes së luleve në kopshtet e Prishtinës dhe parqet e qytetit. “Ky është një problem , qytetarët i marrin lulet në parqet e qytetit dhe i mbjellin në oborret apo kopshtet e tyre. Kjo nuk është e mirë, pasi që po dëmtohen parqet dhe prona publike”, ka thënë ai.
“’Hortikultura” ka 180 punëtorë që mirëmbajnë hapësirat publike të Prishtinës. Në mirëmbajmë Parkun e qytetit, parkun e Gërmisë etj. Në kultivojmë përpos luleve dhe bimë dekorative. Po ashtu ne menaxhojmë edhe mirëmbajmë varrezat e Prishtinës. Çdo vit mbjellin 400 mijë lule që shfrytëzohen për të zbukuruar parqet”, ka thënë ai.
Sipas tij Drejtoria kompetente e Komunës së Prishtinës, bën planin. “Ne këtë vit do të mbjellim edhe lule shumë vjeçare dhe të tjera. Ne këto ditë jemi duke përgatitur një plan që edhe oazat gjelbëruese t’i mbjellim prapë dhe t’i ruajmë ato”, ka thënë ai.
Rakovica, ka bërë me dije se do të gjelbërohen disa rrugë dhe në disa lagje.”Pjesa që ka më së paku gjelbërim është Kodr a eTrimave.