Ferizaj

BIK vazhdon traditën e therjes së kurbanit, çmimi do të jetë 120 euro

By FerizajPress

June 24, 2021

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ashtu si edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie, ku edhe janë bërë të ditura detaje.

“Edhe këtë vit Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 120 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj”, thuhet në njoftim.