Ferizaj.28.02.2018. Banorët e lagjes “Ahmet Kaçiku” në qendër të Ferizaj prej më shumë se 2 muajsh po përballen me fryrje të faturave të ujit, që menaxhohet nga kompania rajonale e ujësjellësit (KRU) “Bifurkacioni”.
Për këtë telash banorët janë ankuar te zyrat e kësaj kompanie, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje konkrete.
Përveç kësaj, kjo kompani për disa objekte kolektive të ndërtuara para luftës në këtë qytet po vazhdon të praktikojë fatura të ujit pa ndonjë llogari fikse të harxhimit (paushall).
Sipas banorëve, arkëtarët e “Bifurkacionit” gjatë dy muajve të fundit nuk kanë dalë me kohë për t’i marrë shifrat e ujëmatësve për shpenzime të ujit, ndërkohë faturat e ujit po i shtypin jashtë standardeve, shkruan në numrin e sotëm të Kohës Ditore
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)