Bien në një humnerë në Theth, dy turistë çekë

By FerizajPress

July 07, 2016

Ata ishin duke udhëtuar me motoçikletë pranë ujëvarës Gjeçaj.

Mësohet se motoçikleta e tyre ka humbur kontrollin e për pasojë kanë rënë në ujëvarë.

Burimet paraprake nga terreni thonë se turistët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zona turistike e Thethit është mjaft e pëlqyer nga vizitorët e huaj të cilët preferojnë të ushtrojnë sporte ekstreme.

.