Bie nga shtylla, ndërron jetë elektricisti

By FerizajPress

April 20, 2016

Edhe pse u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore, për fat të keq ai ka ndërruar jetë.

Për momentin janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet nëse Zera ishte duke punuar në rrjetin e ri të shpërndarjes që po bëhet në Libohovë, apo në ndonjë defekt të rastit.

Si një elektricistë i vjetër ai ishte një prej njohësve më të mirë të linjave dhe problemeve në rrjetin e shpërndarjes në zonën e Libohovës, Zagories, Labovës dhe gjithë fshatrave përreth.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dha ka nisur hetimet, ndërkohë që trupi i viktimës ndodhet në morg, për t’iu nënshtruar ekspertizëz mjeko-ligjore.

The post Bie nga shtylla, ndërron jetë elektricisti appeared first on Lajminet.