Lajme

Bie nga shtylla, humb jetën elektricisti

By FerizajPress

April 20, 2016

Një elektricist ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi është rrëzuar nga shtylla në Libohovë.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 60-vjeçari me inicialet V.Z. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në lagjen “Kalista” të Libohovës.

60-vjeçari ishte duke punuar, kur u rrëzua nga një shtyllë me lartësi rreth 9 metra, pasi iu këputën rripat e kambalecave.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.