Lajme

Bie blloku B2, pjesa më e madhe e vendit pa rrymë

By FerizajPress

March 02, 2018

KEDS ka njoftuar se një pjesë e madhe e vendit do të përballet me reduktime të rrymës për shkak se sipas tyre në orët e hershme të mëngjesit ka rënë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia B2 e Termocentralit Kosova B.

Përmes një komunikate KEDS ka thënë se rreth 30 për qind të prodhimit ka pësuar reduktim të paplanifikuar.

“Pasi që bëhet fjalë për reduktim të paplanifikuar të rreth 30 për qind të prodhimit, për informata shtesë në situatën e krijuar, ne ju kishim lutur t’i drejtoheni KOSTT-it dhe KEK-ut. KESCO, ashtu siç edhe parashihet me rregullat dhe obligimet, është duke bërë maksimumin që të sigurojë energjinë elektrike të mjaftueshme për ditën e nesërme, nga importi.

Por, kjo nuk është aspak e lehtë, duke pasur parasysh acarin e ditëve të fundit, që ka rritur jashtëzakonisht shumë kërkesën për energji elektrike në rajon”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.