Lajme

Biden: Kosova është vend i ri, por jo aq i ri sa për ta ditur se çfarë meritojnë qytetarët

By FerizajPress

August 17, 2016

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë fjalimit për përurimin e rrugës në emër të djalit të tij Beau Biden në Sojevë të Ferizajt, ka thënë se Kosova është vend i ri, por jo aq i ri sa për ta ditur se çfarë meritojnë qytetarët e saj.

Gjatë fjalimit ka thënë se Kosovën e pret një punë e madhe, punë e cila sipas Bidenit, e frymëzoi djalin e tij që të gradohej në ushtrinë amerikane.

“Duhet të vazhdoni më tej. Kosova është vend i ri, por jo i ri për ta ditur se çfarë meritojnë qytetarët. Thoni jo privilegjeve, por vlerat e meritave. Pa përjashtim askush nuk është mbi ligjin. Për këtë jeni duke punuar. Kur të përmbushni këtë, jo vetëm që do të bëni revolucion në Kosovë, por në tërë Ballkanin. Kjo kërkon punë të vazhdueshme. Edhe pse nuk e dimë se sa kohë do të jemi në këtë botë, por ne duhet të punojmë çdo sekondë për fëmijët tanë”, ka thënë Biden.