Lajme

Biden: Do t’i dërgojmë mesazh Kremlinit për sulmet kibernetike

By FerizajPress

October 15, 2016

Në një intervistë dhënë për NBC News më 14 tetor, Biden është pyetur pse SHBA nuk i është kundërpërgjigjur Rusisë për ndërhyrje në zgjedhje përmes hakimit në emaila të zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe nëpërmjet shkelje të tjera.

“Ne po dërgojmë një mesazh” dhe presidenti rus Vladimir Putin do ta marrë atë, ka thënë Biden.

“Ne kemi kapacitet për një gjë të tillë dhe mesazhi do të dërgohet. Ai do ta kuptojë dhe ne do të zgjedhim kohën për një gjë të tillë, në mënyrë që të ketë ndikim më të madh”, ka shtuar Biden.

NBC ka raportuar se Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar “një veprim të paprecedent kibernetik kundër Rusisë” që ka për qëllim “të turpërojë” lidershipin në Kremlin.

Biden tha se kundërpërgjigja e SHBA-së do të jetë “proporcionale” me sulmet kibernetike ruse që janë kryer muajt e kaluar.

.