Lajme

Biçikleta e bardhë në Gërmi, homazh për djalin që vdiq në aksident (Foto)

By FerizajPress

September 19, 2016

Një biçikletë e bardhë është vendosur afër pishinës së Gërmisë, si homazh për Lorik Restelicën, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti në rrugën që çon për në parkun e Gërmisë në Prishtinë, transmeton lajmi.net

‘Ecoweek Prishtina 2016’, ka vendosur edhe disa shenja në rrethojat e pishinës, për të tërhequr vëmendjen e shoferëve që të kenë kujdes ndaj biçiklistëve.

“SLOW DOWN” dhe “KUJDES” do të mbeten në hyrjen e Gërmisë për të rikujtuar përgjegjësinë e vozitësve kundrejt jetës së kalimtarëve ndërkaq biçikleta e bardhë do të mbetet homazhi i merituar për Lorik Restelicën dhe të gjithë çiklistët e tjerë që bëjnë thirrje për shtigjet dhe infrastrukturën e munguar”, thuhet në njoftim. /lajmi.net