Editorial

BETEJA E SLIVOVES 22 PRILL 1881

By FerizajPress

April 22, 2018

Lidhja e Prizrenit është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar . Si përfaqësuese e gjith kombit shqiptar ajo ngriti për herë të parë me forcë e në mënyrë të organizuar,çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe i detyroi Fuqitë e Mëdha të marrin parasysh ekzistencën e KOMBIT SHQIPTAR,në kohën kur ato e mohonin krejtësishtë. Shuarjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e donin dhe e kërkonin Fuqit e Mëdha,Shtetet ekspansionite ballkanike dhe Perandoria Osmane.

Porta vendosi që ta shpartallojë me gjakë Lidhjen. Udhëheqës të operacionit e caktoi Dervish Pashën,i cili në krye të 15.000 ushtarësh të armatowur me armet më moderne u nis në drejtim të Kosovës. Sipas dokumenteve gjermane,Dervish Pasha më 8 prill të vitit 1881 arriti në kampin e Ferizajit. Në Ferizaj Dervish Pashes iu dorëzuan një varg pashallarësh e bejlerësh shqiptarë që kishin marrë pjesë në Lidhje. Midis tyre ishin Iljaz Pashë Dibra,Ali Pashë Gucia etj Pas kushtrimit të Lidhjes,rreth 3.000 veta,nën komandën e Mic Sokolit nga Krasniqa dhe Ali Ibrës nga Gashi,zunë vend në afërsitë e Shtimjes,ndërsa të tjerët nën komandën e Sylejman Vokshit zunë grykën e Caralevës. Më 22 prill 1881, u zhvillua ndeshja vendimtare në fshatin Slivovë. Luftimet zgjatën 5 orë dhe shkaktuan humbje të rënda për të dy palët. Turqit patën 1.800 të vrarë,kurse shqiptarët 800 vetë. Në Slivovē shqiptarët luftuan me heroizëm duke u perleshur trup me trup me armikun. Për të ngritur moralin e bashkëluftëtarëve,të tronditur nga zjarri i artilerisë turke Mic Sokoli u hodh mbi grykën e një topi dhe u vra duke mbuluar me trupin e tij. Ushtria turke,luftetaret shqiptarë të plagosur dhe të zën robër i ekzekutoi në vend. Lidhja u dobësua,por nuk u shua. Ajo tani,kaloi në fazën e katërt të veprimtarisë së saj. Këtë situatë e përshkroi shumë mirë Thimi Mitko në qershor të vitit 1881. “Shqipëria nuk fitoi dot në luftë (në betejë), por nuk u prish,nuk u fal,nuk i dha armët”. Këngëtari popullor i ka kënduar kurajos,guximit dhe vendosmerisë së Mic Sokolit për të mbrojtur me gjak vendin.

“Mic Sokoli një fjalë po flet, Po i thotë nanës-të mirë meç! Pa u farue Malësia krejt, Ktu nuk hyn kral as mbret”.

“Udhamarë!-m’i ka thanë nana,- Lufto,bir për Shipni, Mos i len turqit me hi; N’koft nevoja vi me ty”.

Muza popullore për Smajl Hysenin që bënte thirtje për hakmarrje ndaj armikut flet kështu:

“Smajl Hyseni ish kanë drague -Nanë e babë,ju met pa mue, Në fushë të Shtimes sot janë nalë, Mos ma leni gjakun pa marrë”.

Edhe Sefë Kosharen të varur nga Dervish Pasha muza popullore e ka përjetësuar me këto vargje të saj:

“Sefë Kosharja i pari fisit, Hije t’paska maja e lisit! Hije m’ka,o djemt e mi, Kam lanë shpirtin per Shipni”

Varri i Mic Sikolit si monument historik nuk duhet dhe nuk guxon të injorohet! Është obligim dhe detyrë e institucioneve kompetente të Ferizajit dhe të Republikës së Kosovës t’i ngrejnë një PERMENDORE MADHËSHTORE,KOMANDANTIT DHE HEROIT TË POPULLIT MIC SOKOLI. ————————————————————————– P.S.

Është për tu befasuar që RTK, nuk i kushtoi fare rëndësi kësaj ngjarje të rëndësishme historike për kombin shqiptar!