Beteja e Koshares është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo u zhvillua më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”. Po në këtë vend ishte bërë edhe thyerja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo thyerje shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë edhe furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës brenda Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Një video e publikuar në Facebook, shfaq çlirimtarët duke kënduar teksa luftonin me armikun. Shikojeni më poshtë:
</