Ferizaj.26.02.2017 . Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” nga Ferizaj (SHBA Lybeteni) dje ka mbajtur Kuvendin e Punës dhe më këtë rast ka miratuar statutin e shoqërisë dhe ka zgjedhur të gjitha organet e saj. Në kuvend kanë qenë të pranishëm 25 delegat dhe mysafirë nga Federata e Bjeshkatarisë , Arben Lila kryetar i FBAK, shoqëritë nga Prishtina, Gani Syla kryetar i SHBAP dhe Behadin Rexhepi nga Guri i Shtrejt Shtime, si dhe përfaqësuesi i sportit nga KK Ferizaj Bashkim Haxhimusa Në këtë kuvend kryetar i SHBA Lybeteni në mandatin 4 vjeçar është zgjedhur Besnik Reka, alpinist nga Ferizaj dhe sportist i vitit në Ferizaj për vitin 2015. Ndërsa nënkryetar është zgjedhur Skender Ademi. Gjithashtu në Kuvendin e punës së SHBAL është zgjedhur kryesia prej 9 anëtarëve dhe sekretarit të shoqatës.Kryesia e SHBA Lybeteni janë: 1. Besnik Reka – kryetar 2. Skender Ademi – Nënkryetar 3. Njomza Salihu 4. Hasan Hetemi 5. Remzi Shabani 6. Arbenita Topalli 7. Valon Osmani 8. Muamer Musliu 9. Merita Xhemajli Ndërsa sekretar i SHBA Lybeteni është zgjedhur Jeton Hoxha. Në këtë kuvend gjithashtu janë zgjedhur edhe 3 antarët e Këshillit Mbikqyrës dhe 3 antarët e Gjyqit të Nderit të cilët parashihen edhe me statut të SHBA Lybeteni. Kuvendi i SHBA Lybeteni gjithashtu ka shpallur edhe anëtarët e nderit të cilët janë: Bedri Zeqiri, Neki Lamaxhema, Beqir Shabani, Ferat Topalli-Qaushi dhe Ndrek Agustini.
Jeton Hoxha – sekretar i Shba Lybeteni