Besnik Kelmendi i lindur në vitin 1979 në fshatin Ruhot të Pejës nga një familje e Rugovase, në moshën 12 vjeçare largohen për në Gjermani. Ne vitin 1992 erdhi në Gjermani bashkë me familjen si gjithë mërgimtarët të atyre viteve që emigruan shumë bashkëvendës tanë nëpër vendet të ndryshme evropiane. Besniku filloi karrierën qysh në moshë të re, kreu klasën e 7-të me sukses në Gjermani, njëherit kreu Real Schule (shkollën e mesme ) pastaj Ausbildung si Einzelhandel Kaufmann (tregtinë manaxher ) ku fillon të punoj në shitoret e njohura në Gjermani “REWE”, ku pas mbarimit të shkollës menjëherë kaloi në firmën e njohur “Lidl”, ku ishte edhe manaxher udhëheqës në “Filialle” e një lokali me 35 punëtor. Në këtë kohë vazhdon edhe specializimin në këtë drejtim, ku ai tash është edhe pedagog që u jep mësim nxënësve të ri kur të regjistrohen në këtë drejtim që kryejn ausbilungun për shitës që në gjuhën gjermane quhet ( Verkäufer dhe Einzelhandels Kaufmann ). Besniku në “Lidl” punon që nga viti 2000, ndërsa ai në vitin 2015 u bë pjesë e parlmentit komunal të Essenit për integrim në kuadër të Partisë CDU. Në dhjetor në zgjedhjet federale të CDU ishte një nga anëtarët e stafit organizativ të kësaj partie ku zonja Merkel u rizgjedh përsëri kandidate për kancelare. Me datën 21.02.17 Besniku u votua nga CDU në kryesin për landin e Essen dhe iu dha besimi në funksionin në kryesi si Protokollführer (procesverbal). Me 21.02 u zgjedh edhe delegatë i CDU në landin e Nordrhein-Westfalen. Besnik Kelemendi është mjaft aktiv në integrimin e bashkatdhetarëve në të gjitha lëmit jetësore, po ashtu edhe mbështetja në forcimin e identitetit kulturor dhe nacional të shqiptarëve në këtë vend, si komunitet mjaft i madh që është në këtë pjesë të Essen Gjermanisë. Pra këto ishin disa të arritura të Besnik Kelmendit ku na bënë krenar si komunitet shqiptarë në Gjermani, e që shumë mërgimtar dita ditës po integrohen në shtetet evropiane drejt sukseseve që po arrijn në fushën politike, bizneseve, artit, kulturës, sportit ku djem nga viset e kombit shqiptarë na bëjnë krenar nëpër shtete ku jetojmë në botë. Shkruan, Sami fejza