Ferizaj

Besnik Berisha: Qendra e Shërbimit Emergjent Primar ka nevoje për disa renovime

By FerizajPress

January 26, 2018

Ferizaj.26.01.2018 . Kjo u bë e ditur sot gjatë vizitës që bëri drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha së bashku me udhëheqësin e shëndetësisë Ibush Bakolli, në shërbimin emergjent primar që gjendjet në kuadër të Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Këta ta fundit nga menaxhmenti i QKMF-së janë njoftuar paraprakisht me zhvillimet dhe aktivitete e Qendrës Emergjente Primare, por theks i veçantë ju kushtua vlerësimit të gjendjes së objektit, ngase u ngrit si nevojë e domosdoshme për ndërhyrjen në renovimin e saj. U tha se duhet të angazhohen njerëz profesional arkitekt të komunës ,të cilët duhet të bëjnë edhe paramasat, se sa mund të kushtojë një renovim i tillë.

Po ashtu drejtori Berisha, theksoi se do të angazhohet maksimalisht që të gjeje edhe ndonjë donatore që të bëjë renovimin e objektit në fjale, por në mungesë të donatorëve një gjë e tille, do të bëhet në kuadër të mundësive buxhetore që ka komuna jonë.