Ferizaj

Besnik Berisha njofton largimin nga NISMA Socialdemokrate dhe ndërprerjen e aktivitetit politik

By FerizajPress

August 01, 2025

Ferizaj, 1 gusht 2025 – Besnik Berisha, një prej figurave të njohura lokale të Nismës Socialdemokrate dhe kryetar i deritanishëm i degës së kësaj partie në Ferizaj, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka vendosur të ndërpresë aktivitetin e tij politik në këtë subjekt.

Në një mesazh të shkurtër drejtuar qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Berisha ka bërë të ditur se arsyeja e këtij vendimi është personale. Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar përgjatë tetë viteve të angazhimit të tij politik në kuadër të Nismës.

“Të nderuar miq,Nga sot, për arsye personale, kam vendosur të ndërpres aktivitetin tim politik në Nisma Socialdemokrate!Falënderoj të gjithë ata me të cilët kemi rrugëtuar bashkë gjatë këtyre 8 viteve, përkushtimin dhe bashkëpunimin e sinqertë me shumë njerëz të mirë!Nismës i uroj suksese në vazhdim!”, ka shkruar Berisha.

Largimi i tij shënon një zhvillim të rëndësishëm për strukturën e Nismës në Ferizaj, ku Berisha ka qenë një nga zërat më aktiv dhe udhëheqës në nivel lokal. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ai do të vazhdojë ndonjë angazhim tjetër publik apo politik.

Nisma Socialdemokrate ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë largim.