Në një takim të organizuar sot në Ferizaj nga NISMA për Kosovën dega në Ferizaj Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i kësaj dege për Ferizaj. Në këtë takim ishin prezent edhe anëtarë të kryesisë qendrore nga ky subjekt politik.
Zgjedhjen e kryetarit të degës së këtij subjekti politik e ka përshëndetur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi. Kryetari i Këshillit Kombëtar të NiSMA-s, Jakup Krasniqi me këtë rast tha se si parti jemi të rinjë por që në politikë jemi një kohë të gjatë. Parti e re por që kemi parime të qëndrueshme.