Ferizaj

Besnik Berisha: Akuza të pabaza nga opozita, marrëveshja me Caritas Kosova avancon shërbimet shëndetësore dhe sociale në Ferizaj

By FerizajPress

November 01, 2018

Ferizaj.01.11.2018. Me shkas nga mbledhja e djeshme e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, ku u drejtuan disa akuza në drejtim të drejtorit aktual të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, ky i fundit, paraditen e sotme mbajti një konferencë për media. Në këtë konferencë me gazetarë, drejtori Berisha sqaroi opinionin publik lidhur me akuzat e ish-drejtorit të shëndetësisë, tani asambleistit të LDK-së, Burim Karameta i cili në seancën e djeshme të Kuvendit të Komunës tha se po dëmtohet pasuria publike, duke aluduar në aksidentimin e para disa ditëve të veturës zyrtare me të cilën po udhëtonte drejtori i Shëndetësisë, Besnik Berisha dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKMF-së, Asllan Bajrami në një trajnim tre ditor. Drejtori Berisha tha se akuzat e tilla janë të pabaza, duke rrëzuar pohimet e pjesëtarit të opozitës, të faktuara edhe me raportin e policisë për aksidentin, pjesëmarrësit në aksident si dhe shkallën e dëmtimit të veturës zyrtare. Po kështu, në këtë konferencë për media, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha dha sqarime edhe lidhur me marrëveshjen e Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosova që është pikë e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës, duke e quajtur një marrëveshje të rëndësishme për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në nivel lokal. Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë të konferencës për media.