Sport

Besart Berisha prezantohet te skuadra e re në Japoni

By FerizajPress

July 02, 2018

Besart Berisha është prezantuar te ekipi i ri. Ai u paraqit në konferencë si futbollist i skuadrës japoneze, Sanfrecce Hiroshima, përcjellë “Lajmi.net”. Japonezët kanë paguar mbi 1 milionë euro për kartonin e kosovarit. Berisha u shpreh shumë i lumtur me kalimin te ekipi i ri, duke premtuar maksimumin. Hiroshima është lidere e klasifikimit të futbollit japonez. /Lajmi.net/