Ferizaj.24.11.2016. Pas një procesi të zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe demokratike, Forumi i Gruas së LDK-së në Ferizaj mbajti kuvendin e VII-të zgjedhor.
Punimet e këtij kuvendi të suksesshëm i përshëndeti kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, njëherit dhe kryetar komune, z. Muharrem Sfarqa, kryetari i LDK-së, njëherit dhe kryeministër I Kosovës, akademik Isa Mustafa me bashkëpunëtor.
Kryetari i degës, njëherit dhe kryetar komune, z. Muharrem Sfarqa, përshëndeti të pranishmit duke uruar që nga ky kuvend të zgjidhen më të mirat dhe i ftoi për bashkëpunim të ngushtë për të realizuar programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës: “ Ne, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kemi krijuar mundësi që Gruaja të ketë hapësirë të mjaftueshme të veprimit dhe përmes këtij Forumi ti përfaqësojnë denjësisht Gratë. Ne jemi të kënaqur me mobilizimin e Forumit të Gruas , sepse kjo dëshmon që LDK ,ka përkrahje për punën që po bënë dhe është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë me strukturat e LDK-së, “ tha kryetari Sfarqa.