Sport

Bersant Celina në bisedime me skuadrën e njohur nga futbolli anglez

By FerizajPress

July 20, 2018

Sulmuesi nga Kosova që në dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar në Holandë dhe në Championship në Angli, nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola. 21 vjeçari nuk është përshirë në skuadër për turin përgatitor për sezonin e ri. ‘DailyMirror’ shkruan se Celina është në bisedime me Swansea Cityn, që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Championship. Në Championship, Celina e kaloi edhe sezonin e fundit ku kishte paraqitje të mira te skuadra e Ipswich Town./Lajmi.net/