Lajme

Berisha thotë se vendet e BE-së po eksperimentojnë me Kosovës sa i përket vizave

By FerizajPress

June 27, 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Zafir Berisha, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe negociatat për pranim të Shqipërisë në BE, po i shërbejnë vendeve të unionit për të bërë eksperimente. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se mosliberalizimi i vizave për Kosovën nuk është aksidentale dhe nuk lidhet edhe shumë me kushtet e papërmbushura siç thuhet, transmeton Indeksonline. Më poshtë postimi i Berishës pa ndërhyrje: Çështja liberalizimit të vizave lidhet me shijen politike dhe dëshirën e vendeve të caktuara në BE, se a dëshirojnë edhe me tutje të bëjnë eksperimente me Kosovën dhe Ballkanin. -Mos hapje e negociatave me Shipërin dhe mos liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është aksidentale dhe nuk lidhet edhe shumë me kushtet e papërmbushura siq thuhet…! ESHTE PURE VENDIM POLITIK. -Kosova nuk është sa një lagje e Berlinit edhe e tëra me u largu drejtë Evropës nuk paraqet ndonjë rrezik, pasi nuk paraqiti rrezik liberalizimi i vizave për Ukrahinin e cila është në luftë me Rusin dhe e ka marrur liveralizimin e vizave… -Shqipëria ka probleme në funksionimin e drejtësis, po jam shumë i binduar se në këtë fushë qëndron më mir se Rumania dhe Bullgaria të cilat jan pjes BE-së. -Nëse dikushë në Evropë nuk është e interesuar për shqipëtarët a mos duhet vallë NE të përfundojmë në Adriatik? …natyrishtë se JO. -Shqipëtarët duhet t’i kthehen vetëvetes dhe të mendojnë si shqipëtar, si një, për mos me ju afruar kënaqsin të tjerëve me bë eksperimente me NE. -Por një të vërtet duhet me qen korrektë dhe me pranu në këtë “gjymyshë”, NE po ju japim matrialin që ATA të qesin kushte besa edhe të bëjnë eksperimiente!!! Zafa /Indeksonline/