Lajme

Berisha thirrje Ramës: Je i pashpresë, dorëzohu dhe hapi rrugë vendit

By FerizajPress

March 14, 2017

Berisha i kërkoi Ramës t’i thërrasë arsyes dhe të largohet, për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë teknike.

“Je i pashpresë më mirë dorëzohu, më mirë prano qeverinë teknike, hapi rrugë vendit dhe të ecim përpara.. Je peng i krimit. A e dëgjuat akuzën që i bëri Saimir Tahiri të nesërmen? Te Balili tha s’jam i filmuar unë po je ti Edi Rama dhe absolutisht është e vërtetë, prandaj dhe sot i vinte veroren. Më mirë thirri arsyes, çadra është çadër lirie ka dhe paqe ka dhe mesazhe qytetarësh, dëgjoji dhe largohu, largohu ose do të të kapim prej rreckash”, tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, revolucionit i PD ka mbërritur në fazën finale. Ai tha se asgjë nuk do t’i pengojë demokratët për të arritur qëllimin e tyre.