Ai i është referuar në këtë mënyrë revoltës së opozitës në 14 shtator 1998, kur u sulmua Kryeministria. Deklaratat e forta Berisha i bëri gjatë një interviste për Abc News. Disa herë ai u kujdes të thotë, që këtë paralajmërim, Edi Rama duhet ta marrë edhe si një mesazh personal.
“Ndaj dhe i them Edi Ramës se armët nuk duhet t’i ketë kurrë frikë një qeveri e një vendi të lire, por ta ketë të qartë se do ti duket lule 98-ta ç’farë do mund ti ndodhë nëse ndërsen bandat a armatosura të tij. Pse e them këtë.
Sulmet ndaj institucioneve janë gjithmonë të papranueshme. Prandaj po dal aty. E them këtë se në 98-tën bëra gjithçka për ta kontrolluar, por nuk e kontrollova dot, por të jesh e sigurt që nga 98-ta e mbrapa, kush më nuk mund t’i kontrollojë. Po them nëse përsëritet, nëse përdor bandat e veta kundër opozitës e kam fjalën. SE duhet ta ndajmë, qytetarët nuk i konsideroj opozitë, qytetarët kanë një interes, nuk kanë interesin e opozitës por kanë interesin e sigurisë së tyre ndërsa opozita ka interesat e veta”, tha Berisha.
Ndërkohë Berisha mbështeti idenë për armatosje të qytetarëve sipas modelit amerikan, duke thënë se kryeministri Rama s’ka përse të ketë frikë nga armët e popullit. I kundërshtuar nga gazetarja Mimoza Koçiu, nëse kjo armatosje mund të sillte një 97 të dytë për vendin, Berisha pranoi se atëhere ishte vetë shteti që i hapi depot, për t’u mbrojtur nga armët e bandave që erdhën nga jashtë për të krijuar destabilitet
The post Berisha porosit Ramën: Largoi bandat se 14 Shtatori 98-së do të duket lule appeared first on Lajminet.