Lajme

Berisha: Ja kush i vrau Aidën dhe engjëllin e saj

By FerizajPress

September 17, 2016

Teksa ka i ka shprehur dhimbjen familjes së Aidës dhe foshnjes përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë me gjithë rreptësinë e ligjit, shkruan tvklan.

Sipas tij, ky është një detyrim i madh ndaj Aidës dhe foshnjes së saj, që i mori vdekja duke kaluar nga një spital në një tjetër në mënyrën më të pamerituar.

“Aidën dhe ëngjëllin e saj i vrau indiferenca dhe urgjenca shpartallinë!

Një nënë e re dhe një foshnje u varrosën sot pasi ndërruan jetë duke udhëtuar në trajektoren e vdekjes nga një spital në një spital tjetër!

Kjo është një ngjarje shumë tronditëse, një aktakuzë e rëndë ndaj atyre që i dhanë kohën e mjaftueshme vdekjes për t’u këputur jetën Aidës 31 vjeç dhe ëngjëllit 9 muajsh të saj që fluturoi sëbashku me nënën e vet në qiell!

Vdekja e tyre para hemoragjisë së shpretkës, që u la të rrjedhë sa deshi për të marrë dy jetë, ka si shkak kryesor indiferencën, ç’organizimin, papërgjegjshmërinë e papranueshme ku është katandisur sot urgjenca dhe shërbimi i saj në Tiranë.

Duke shprehur dhimbjen time të thellë familjarëve të Aidës dhe ëngjëllit të saj, i bëj thirrje prokurorisë të veproje me të gjithë rreptësinë e ligjit edhe si një detyrim i madh ndaj Aidës dhe foshnjes së saj, që i mori vdekja duke kaluar nga një spital në një tjetër në mënyrën më të pamerituar!, ”shkruan Berisha.