Lajme

Berisha: Gjermania nuk ia falë Çekisë 500 metra katror, këta tanët po i falin 8 300 hektarë

By FerizajPress

July 11, 2016

Deputeti i Nismas, Zafir Berisha ka thënë se shteti gjerman për 500 metra katror territor është duke kërkuar komision të demarkacionit me Çekinë.

“Ky territor mund të jetë sa salla e Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Berisha në Facebook. Lexojeni të plotë postimin e Berishës: “Për 500 metra territor, Gjermania kërkon komision të demarkacionit me Çekinë, që në total mundë të jet sa salla e Kuvendit Kosovës. Ndërsa këta legenat tan mbi 8.300 hektar thon nuk është asgjë, mos e bëni të madhe ket pun…Kosova me/11,000 km 2/ është sa një mahallë e Berlinit dhe ka tok sipas esadistve në qeveri me dhën, ndërsa Gjermani që gati është sa 33 Kosova me 357,000 km 2 me teritor, ska 500 m2 me dhën. Zafa”, ka shkruar Berisha.