Lajme

Berisha akuzoi qeverinë se ka blerë makina luksi, Rama: Janë dhuratë

By FerizajPress

November 17, 2016

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e ish kryeministri Sali Berisha në lidhje me disa makina që ka marrë tani së fundmi qeveria shqiptare.

Berisha kishte akuzuar qeverinë se ka blerë disa makina luksi, por kjo gjë është hedhur poshtë nga kreu i qeverisë ditën e sotme në Kuvend.

“Disa sqarime për marrëzirat e tu duhen. Lidhur me çfarë kë thënë, sa ke gënjyer vetëm nga e enjtja e ka kaluar në këtë të enjte. Ke gënjyer kur ke thënë se kemi blere 100 makina luksi. Nëse s’kemi blerë asnjë makinë.

Është dhuratë që e qeverisë Japoneze. E cila promovon makinat e reja dhe e bënë këtë jo vetëm në Shqipëri por edhe në vend të tjera.” , tha Rama.

The post Berisha akuzoi qeverinë se ka blerë makina luksi, Rama: Janë dhuratë appeared first on GazetaBlic.